Moti i keq ‘i prish punë’ linjës Durrës-Bari/ Kur do të bëhet nisja dhe mbërritja e trageteve të udhëtarëve

Moti me erë dhe dallgë të forta që ka përfshirë Adriatikun ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Nga Durrësi është nisur vetëm një traget por me disa orë vonesë. Ndërkohë që dy tragete në Bari janë nisur drejt Durrësit me 7 orë vonesë. Nisja ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme në orën 23:00, por është bërë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare për shkak të defektit teknik.

Autoritetet kanë urdhëruar që të ndalohet dalja në det e të gjitha anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për shkak të motit të keq.

“Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje. “Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare. Ndërkaq, në portin e Durrësit nuk është ankoruar ende asnjë traget që vjen nga Bari.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të bregëzohen në port në mesditë, rreth orës 13:00. Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *