U shkarkua nga KPA, Luan Daci nuk pranon vendimin: Janë shkelur dy kushtetuta, do i drejtohem Strasburgut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit  LuaniDaci, duke pranuar kështu kërkesën e Komisionit Disiplinor. Magjistrati ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, pasi ish-anëtari i KPA-së, akuzohej për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e marrë nga trupa gjyqësore që mori vendimin, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Ndërsa ai vetë nuk ka rënë dakord me vendimin, duke u shprehur se do të ankimohet tek Gjykata e Strasburgut.

Lexo Kushtetutën. Kushtetuta jonë është aneks, nuk do prishet asnjë vendim në Strasburg, Luan Daci do të fitojë të gjitha të drejtat. Ju jeni media, detyrën bëjeni kështu, sot janë shkelur dy kushtetuta. është shumë e rëndë, këtu jemi do ballafaqohemi, jeta është shumë e gjatë.‘- u shpreh Daçi.

Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga Besnik Cani. Ishin pikërisht këto hetime ato që bindën trupën e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Dacin.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *