E rëndë/ Përdhunohet 13-vjeçarja në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari nën hetim edhe e ëma

Një 19-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 13-vjeçare.

Ndër të tjera bëhet me dije se blutë e Tiranës kanë vënë nën hetim edhe nëna e të miturës, pasi akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *