Zbardhen detajet, çfarë i tha Escobar Lulzim Bashës në takimin “kokë më kokë”

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të mësojë detaje nga ajo çfarë Gabriel Escobar ka diskutuar në takimin me Lulzim Bashën.

Vizita e Escobar ndodhi pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në takimin me Kryedemokratin Basha, çështja që lidhen me antikorrupsionin kanë qenë primare.

Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se doja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Sosor. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme.

“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të anancojë më tej agjendat e veta” ka theksuar Escobar.

Ai ka theksuar se DASH do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”.

E ka vënë theksin në rëndësinë që u jep DASH udhëheqësve të rinj në Ballkan dhe për këtë ka sjellë shembullin e Albin Kurtit që ia arriti të mund estabilishmentin e vjetër në Kosovë.

Esobar do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, në këtë vizitë të parë që ai zhvillon në Shqipëri.

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *