Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën që është akumulimi i lëngjeve në inde dhe enët e gjakut. Lëngjet akumulohen pasi keni kaluar një ditë të gjatë në këmbë. Sipas informacioneve kjo ndodh edhe nëse jeni mbi peshë, nëse nuk kryeni aktivitete fizike ose zemra është në vështirësi dhe tepër e dobët për të pompuar gjak.
Masat Që Duhet Të Merrni Kundër Fryrjes Së Këmbëve
Për të parandaluar fryrjen e këmbëve, sipas të dhënave, sugjerohen hapat e mëposhtëm:
Konsumi i kursyer i ushqimeve të kripura
Veshja e çorapeve të veçanta shtrënguese,
Aktivitet fizik i përditshëm,
Lëvizje të shpeshta të këmbëve gjatë udhëtimeve të gjata
Mbajtja e këmbëve ngritur mbi nivelin e zemrës për gjysëm ore, disa herë në ditë. Por nëse vëreni që fryrja e këmbëve mund të jetë si pasojë e një sëmundjeje kronike, nuk duhet ta injoroni. Nëse vëreni që këmba ju dhemb, nuk merrni dot frymë ose ndiheni ekstremisht të drobitur, sugjerohet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Ushqimet Që Duhet Të Shmangni
Njerëzit që kanë fryrje të përsëritur të këmbëve duhet të shmangin produktet e mëposhtme:
Alkoli,
Proteinat shtazore,
Mishi i viçit,
Kafeina,
Çokollata,
Produktet e bulmetit,
Ushqimet e skuqura,
Ullinjtë,
Turshitë,
Duhani,
Mielli I bardhë dhe sheqeri.
Ushqimet Që Ju Ndihmojnë Kundër Këmbëve Të Fryra
Një regjim ushqimor i përshtatshëm për këtë problem duhet të përfshijë:
Domate,
Vaj ulliri,
Barishte si spinaqi e të ngjashme me të,
Arrorët si bajamet dhe arrat,
Salmon, skumbri, peshku ton dhe sardelet,
Frutat si luleshtrydhet, boronicat, qershitë dhe portokallet. Për më tepër, ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë në ditë.
Kura Bimore Kundër Fryrjes Së Këmbëve
Çaji i majdanozit ju ndihmon të nxirrni jashtë trupit lëngjet e akumuluara. Atë mund ta përgatisni duke zier dy lugë me gjethe të thata majdanozi ose në formën e pluhurit në dy gota ujë. Lërini gjethet e majdanozit në ujë për gjithë natës, kullojini dhe shtoni lëng limoni. Pini tre gota çaj në ditë, prisni tre ditë dhe më pas përsëriteni kurën sërish deri sa fryrja të zhduket.
/Burimi: AgroWeb.org/