Blenë mina me telekomandë në Serbi me eurot e drogës së Spanjës…/ Ndoka e Marku ‘arratisen’ sërish, dhëndri tjetër do bënte vrasjen  

Me paratë e drogës po siguroheshin mina me telekomandë dhe eksploziv plastik “C4”, të blera në Serbi, si dhe armë moderne, por e gjitha kjo ka dështuar në tentativën për të realizuar një vrasje.

Kjo e fundit është parandaluar disa ditë më parë nga Policia, por dy nga më kryesorët e grupit duket se ia kanë mbathur nga Shqipëria. Hektor Sadiku (Ndoka) dhe Edmir Marku (Vlashi), janë larguar në drejtim të Spanjës, pasi kanë qëndruar vetëm 5 ditë në Shqipëri, për të sjellë eksplozivin plastik me të cilin do të eliminohej Preng Paluca.

Dy të rinjtë, sipas medias, kanë sjellë në vend paratë për të marrë gjithë mjetet e nevojshme për të kryer vrasjen, të cilën e kishte marrë përsipër për ta çuar deri në fund Mark Lamkja. Është pikërisht ky, personi që është arrestuar në flagrancë së bashku me vjehrrit e tij të moshuar, Nikoll dhe Marie Marku.

Në operacionin e 7 dhjetorit, në momentin që Policia ka shkuar për kontroll në banesën dhe restorantin në Tale të Lezhës, Mark Lamkja, ka dalë para efektivëve duke i kundërshtuar.

“Largohuni se nuk keni arsye për të kontrolluar këtu”,- mësohet se është shprehur ai, por Policia kishte të qartë se çfarë po planifikonin, pasi prej kohësh kishin përgjuar bisedat e tyre telefonike, duke gjetur gjithë municionin e nevojshëm poshtë krevatit të çiftit të moshuar.

Nesër tre të arrestuarit, Marie dhe Nikoll Marku, së bashku me dhëndrin e tyre, Mark Lamja, do të dalin para gjykatës së Lezhës, ku do përballen me akuzat dhe njihen me masën e sigurisë që do të kërkohet ndaj tyre nga Prokuroria.

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 2 mina me telekomandë, lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë.

88.900 euro, të ndara në tufa mes tyre me 500-çe të cilat sipas policisë, janë të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike. Shënjestra e atentatit ishte Paluca, me të cilin mendohet se, Edmir Vlashi, kishte pasur prishje të pazareve të drogës në Belgjikë dhe në Spanjë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *