Sipas të dhënave të Policisë në SHBA, 12 qytete kanë shënuar rekord të vrasjeve gjatë vitit 2021. Bëhet me dije se në krye qëndron Çikago me 739 vrasje e më pas Filadelfia, ku janë shënuar 523 vrasje brenda këtij viti.
Qytetet e tjera që kanë arritur rekord të vrasjeve janë Columbus (Ohio), Indianapolis (Indiana), Louisville (Kentucky), St Paul (Minnesota), Portland (Oregon), Tucson (Arizona), Toledo, (Ohio), Baton Rouge ( Luiziana), Austin (Texas). Më shumë se 443 vrasje janë raportuar në New York City.
Në New York krimi është rritur dhunshëm gjatë pandemisë. Çikago po ashtu është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve, me 739 vrasje të raportuara deri në fund të nëntorit.
Sipas raportit vjetor të krimit të FBI-së të bërë të ditur në shtator, vendi pati një rritje prej 30% të vrasjeve në vitin 2020, raportimi më i madh për një vit që kur filloi regjistrimi i statistikave të krimit.
Disa kriminologë ia atribuojnë rritjen e shkallës së vrasjeve stresit të lidhur me pandeminë, konflikteve politike dhe racore të përkeqësuara dhe tërheqja masive pasuese e oficerëve të policisë.
/Priza.al/