Marc Messegue, dietologu i Vip-ave thotë se për t’u dobësuar mjafton vetëm që në një ditë të javës t’u përmbahemi disa rregeullave strikte.
•Përcaktoni një ditë të përshtatshme ‘pastrimi’ gjatë javës.
•Në ditën e dietës duhet të përjashtoni kategorikisht kripën dhe karbohidratet.
•Peshohuni gjithmonë në mëngjes, në të njëjtën peshore. Pas ditës së dietës duhet të keni humbur 1 kg.
•Çfarë të hani në ditët e tjera? Përpiquni të mos abuzoni me ushqimet e yndyrshme dhe brumërat. Mos përdorni ushqime me konservues apo pije me sheqerna të shtuar.
•Perimet duhet të jenë në çdo vakt. Kombinoni mishin ose makaronat me to.
Informohuni gjithmonë për kaloritë e ushqimeve që po hani.
•Vaji i ullirit, speci djegës dhe hudhra rekomandohen përditë.
/Priza.al/