Revista amerikane me famë ndërkombëtare “Forbes” ka shpallur listën me 100 gratë më të fuqishme në botë. Prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, sipas mediave të huaja ka kryesuar në listën e “Forbes”, si gruaja më e fuqishme në botë.
Winfrey zuri vendin më të lartë, e renditur e 23-ta në listë për shkak të perandorisë së saj të madhe mediatike me vlerën prej 2 miliardë dollarësh.
Pas prezantueses, vijon këngëtarja e njohur Rihanna, e cila është renditur e 68-ta në listë, e më pas vjen Beyonce, në vendin e 76.
Rihanna arriti statusin me suksesin e linjës “Fenty Cosmetics” dhe të të brendshmeve “Savage x Fenty”. Gjithashtu Rihanna, ka arritur statusin e miliarderes dhe nga ana tjetër është bërë “heroinë e Barbados”, sipas revistës.
Për Beyonce revista citoi turneun “On the Run II” të ish-anëtares së “Destiny’s Child”, së bashku me bashkëshortin Jay-Z, që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura.
Linja e famshme e veshjeve sportive të 40-vjeçares Ivy Park me “Adidas” dhe dokumentari i saj “Coachella” i vitit 2019, Homecoming u renditën gjithashtu ndër arritjet e saj.
Në krye të listës është edhe zv.presidentja Kamala Harris, me Christine Lagarde të Francës, gruaja e parë që drejton Bankën Qendrore Evropiane.
/Priza.al/