Bisedat mes vajzave në shtëpinë e “Big Brother Vip” për lidhjet e tyre janë të shpeshta. Së fundmi një bisedë ka ndodhur mes moderatores Einxhel Shkira dhe blogeres Sara Berisha, teksa ato ishin duke folur për aporovimin e prindërve pas hyrjes në BBV.
Einxhel teksa ishte duke folur ka rrëfyer dhe një nga momentet më të sikletshme me të atin, kur ai ka zbuluar se ajo ishte lidhur me një djalë në shkollë.
“Unë e kisha në klas paralel këtë djalin. Nuk e kam dashur veten. Ka qenë periudha e pushimeve të Vitit të Ri dhe nuk i kam folur babit me gojë. As babit dhe as atij djalit,nuk ja hapja telefonin,as nuk doja ta takoja. Ai i shkreti u mërzit,hyri në depresion. Shoqet e mia më thonin pse nuk i flet por mua më vriste ndërgjegjia se kisha zhgënjyer babin”,-i tha Einxhel Sarës.
/Priza.al/