VIDEO+FOTO/ Ekzekutimi në Laç, zbulohet e shkuara e errët e viktimës! ‘Audi’ i bërë ‘shoshë’ nga plumbat, dalin pamjet nga vendngjarja

55-vjeçari  ekzekutua nga dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë. Mësohet se autorët i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash. Roli ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përfshirë në një aksident.

Autorët mësohet se e kanë ruajtur dhe ndjekur objektivin, që sapo ka dalë nga banesa dhe sapo është futur në rrugën që lidh fshatin Sanxhak me Kurbinin e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi .

Në dinamikën e ngjarjes janë përfshirë 3 automjete. Makina e autorëve e tipit ‘Benz’, të cilët janë ndihmuar nga  një tjetër makinë, me shumë mundësi bashkëpunëtor me vrasësit, e cila ka ndaluar e para duke ja prerë rrugën biznesmenit që udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Audi’.

Autorët kanë ardhur nga krahu i djathtë dhe viktima ka tentuar të shpëtojë por e ka pas rrugën e zënë. Pikërisht në këtë moment ai është qëlluar me breshëri nga xhami mbrapa dhe xhami i pasagjerit.

Në pamje duket makina me të cilën po udhëtonte biznesmeni, e cila është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit. Vetëm në xhamin e përparmë të automjetit numërohen të paktën 7 shenja plumbash.

Ai ka përplasur një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi. Mjeti i tij  ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave.

Personi i cili u qëllua për vdekje sot në Laç, rezulton emër i njohur për policinë. Mësohet se ai mbante dy identitete Rakip dhe Pilot Rroli! Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit.

Në 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale. Ai u dënua për këtë ngjarje, si dhe pak më vonë ndryshoi emrin.

Gjithashtu mësohet se dy djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Rroli janë hetuar për trafik droge në 2017. Ndërkohë që në rrjetet sociale Emiljano dhe vëllai i tretë Sokoli , reklamojnë jetë super luksoze me makina të shtrenjta, alkool dhe udhëtime të shumta.

Sakaq, vlen të theksohet se policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Po ashtu, drejt Laçit janë drejtuar dy grupe të FNSH si dhe ekspertë të kriminalistikës, që pritet të zbardhin të tjera detaje nga vendi i krimit dhe nga kjo ngjarje e rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *