Hilda Kertalli është një “sozi” e Dua Lipës. Modelja dhe blogerja shqiptare është komentuar shumë në media për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me këngëtaren e njohur. Njerëzit shpesh e ngatërrojnë me yllin me famë botërore dhe Hilda ka rikrijuar disa fotografi të njëjta me të. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, blogerja tregoi se në fillim i dukej e çuditshme që t’i referoheshin si Dua por tani është mësuar me këtë gjë.
E pyetur nëse ka kontaktuar me Lipën ajo tha se do të dëshironte shumë që të fliste me të.
‘I kam shkruar shumë herë, nuk është se ka reaguar. Por para disa kohësh kam një fan account që kishte bërë tag Dua Lipën, kishte parë story-n. Nuk kam komunikuar ndonjëherë por që presim që të ndodhë. Në fillim fare më është dukur shumë interesante. Ishte ndjesi e bukur pastaj u bë pak e bezdisshme, sepse njerëzit të shihnin si sozia e Dua Lipës dhe çdo gjë tjetër që bëja nuk është se kishte rëndësi. Kohët e fundit kam filluar ta përdor në avantazhin tim“, tha ajo. Hilda realizon dhe shumë video të cilat i ndan me ndjekësit e saj në Youtube.
Ajo ka bërë dhe një “lojë” me VIP-at për të parë se kush do t’ju kthejë përgjigje. Ajo tregoi se disa prej tyre ia kanë kthyer mesazhin madje tregoi dhe një detaj interesant me Arbenita Ismajlin, e cila e ka ndihmuar me disa kontakte lidhur me agjencinë e modelingut ku ajo bën pjesë.
/Priza.al/