Laboratori i heroinës në Has, SPAK konfiskon hotelin e Avdylajve! Prona me vlerë 5 mln euro i kalon shtetit

Një prej pronave të sekuestruara një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge i ka kaluar shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për hotelit luksoz me vlerë 5 milionë euro, ‘Ador Resort’,  në pronësi të shtetasi Admir Hoxha, pjesëtarë i grupit të Avdylajve. Ky i fundit e kishte përgatitur ambientin e kthyer në laborator për prodhimin e lëndës narkotike në bashkëpunim me persona të tjerë.

Lajmin e konfirmon vetë Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka publikuar dhe fotot e hotelit luksoz me vlerë 5 milionë euro që tashmë i ka kaluar shtetit.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, deklaron SPAK.

Admir Hoxha, është në kërkim për trafik droge, ndërsa resorti “Ador” ka sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas. Më herët, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Aud, pasi pasuritë e tij dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.

Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha, janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të 2020.

Lënda narkotike vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe pasi përpunohej në labortaorin në Has, shpërndahej më pas në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Hoxha është dënuar me 12 vite burg në mungesë.

Ndërkohë 16 personat e tjerë që u arrestuan si pjesë e grupit të tregtimit të heroinës dhe për laboratorin e drogës , janë dënuarnë total me 115 vite burg

Hetimi

Sipas dosjes së Prokurorisë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Sajmir Gjepali dhe shtetasi Hekuran Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmenin nga Tirana për laboratorin e drogës në Has.

Prokuroria ka dokumentuar një takim mes Admir Hoxhës me dy shtetasit turq Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë. Admir Hoxha, nga vëzhgimet në terren rezulton se është personi që kishte përgatitur ambientin e kthyer në laborator për prodhimin e lëndës narkotike në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar.

Nga provat e mbledhura në laborator, krahas lëndës së parë ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë. Prokuroria mbërrin në përfundim se, të dhënat e përftuara deri më tani tregojnë se lëndët dhe sendet materiale të sekuestruara shërbenin për prodhimin e lëndëve narkotike si ajo e heroinës.

Sipas Prokurorisë, Xhemal Shala, Admir Hoxha dhe dy shtetasit turq, në bashkëpunim mes tyre në formën e një grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë në prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Admir Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij turq dhe kosovarë vijojnë te jenë në kërkim nga Policia.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Admir Hoxha rezulton të jetë pronar i hotelit “Ador Resort”, në Rinas. Ky biznes rezulton të jetë regjistruar në vitin 2011, por më 2 tetor të këtij viti mban statusin “i pezulluar”. Sipas dosjes së Prokurorisë, këta persona janë mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë Gjyqësore, që po merreshin me hetimin e çështjes.

Dënimi:

  1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
  2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
  3. Esat Mehmeti 10
  4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
  5. Sajmir Sulejmani 8
  6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
  7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
  8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
  9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
  10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
  11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
  12. Admir Hoxha 12 vjet
  13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
  14. Vehbi Berushi 8
  15. Anila Shuti 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove
  16. Xhavit Shyti 8 vite
  17. Flamur Çela 8 vite
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *