Moti i keq që ka rrethuar vendin i ka dhënë pasojat e tij edhe në qytetin e Korçës.
Gjatë natës së mbrëmshme reshjet e shiu dhe dëborës kanë arritur lartësitë mbi 1100 metra teksa trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur 20-30 cm nga Voskopoja deri në Qafën e Qarrit.
Megjithatë fatmirësisht akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të hapura dhe të kalueshme pa probleme. Bashkia Korçë ka nisur hapjen e segmentit dytësor Vithkuq-Shtyllë-Panarit.
Ka patur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por situata është mbajtur nën kontroll nga punonjësit e OSHEE ndaj nuk ka pasur problematika emergjente. Niveli i ujërave në rezervuar e ujëmbledhës është kuota normale njësoj si prurjet e lumenjve.
/Priza.al/