Joshte vajza të mitura përmes rrjeteve sociale, kapet ‘mat’ ‘predatori’ 59-vjeçar!

Policia e Tiranës i ka vënë prangat një 59-vjeçari, i cili akuzohet se mashtronte vajza të mitura, me qëllim përfitimin seksual. Burimet e policisë bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas i joshte vajzat, kryesisht nën moshën 18-vjeçare, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Predator”, ra në pranga M. Ç., 59 vjeç.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale. Ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Predator”.

Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetas që mashtronte të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirfilltë hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar “Predator”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte  femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

Vlen të theksohet se kontribut në inicimin e këtij procedimi penal ka patur edhe emisioni investigativ “STOP” në televizionin kombëtar “Klan”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Trafikimi i të miturve”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *