Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur ditën e sotme për mediat ku ka sqaruar të gjithë situatën mbi shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vendim politik, por është vendim institucional.
Ndërkohë që në një intervistë për News24, Escobar theksoi se hetimet kanë nisur që në kohën e administratës së Trump.
“Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.” – shprehet Escobar.
Kujtojmë se Berisha është shprehur më herët se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, të cilët i konsideron absolutisht të gabaruara, madje të rrezikshme sipas tij.