Një dilemë e madhe në reality show të tillë ka të bëjë me daljen e personazheve nga shtëpia. Kush i nxjerr jashtë ato, publiku apo produksioni? Epo, ky është një hall më vete, por një përgjigje për të shuar kureshtjen ne e kemi për të gjithë ju miq besnik të D-Night.
Dajana: Kledi, mendon që ishin votat e publikut ato që të nxorën jashtë shtëpisë?
Kledi: Unë mendoj që publiku më ka nxjerrë (qesh)
Dajana: Po ti Anaid pse kthehesh kundër kamerave?
Kledi: Unë nuk të flas shumë dhe të jap ndonjë koment, thjesht njerëzit e kanë parë dhe ato le ta mendojnë vetë
Dajana: Pra mendon se çdo njeri që del nga aty e nxjerr publiku?
Kledi: Kështu do ishte mirë po të ndodhte dhe shpresoj kështu të ketë qenë.
Anaid: Ne të dy ishim të ftuar në një emision dhe doli se 70% ose më shumë e njerëzve donin që Kledi të mos dilte. Mbase ato që votojnë nuk janë ato që votojnë në Instagram, mund të jenë disa të tjerë nga një planet tjetër.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: