FOTO/ Ups! ‘Shembet Gjoka’. Kompanisë që ndërton vepra me paratë e shqiptarëve i prishen tunelet dhe i bllokohen rrugët e sapohapura

Eh, …kur paraja është “harram”, ajo nuk ka duk (thuhet në Kur’an)! E sidomos kur kjo para është zhvatur nga një popull fukara si ai shqiptar, vjen dita dhe u del për hundësh të gjithëve, cilët do qofshin ata.

Por në rastin e sotëm po flasim për një kompani që ka marrë me PPP nga qeveria aktuale tenderët më të mëdhenj në vend, për të ndëruar rrugë e tunele, por që në asnjë rast nuk ja ka dalë që të triumfojë.

E kemi fjalën për kompaninë “Gjoka Konstruksion” e biznesmenit Rrok Gjoka, e cila ka marrë me koncesione veprat më të mëdha infrastrukturore në vend, si “Rrugën e Arbtit”, disa segmente të Unazës së Tiranës, si dhe rrugën “Kardhiq- Delvinë”, por që te kjo e fundit pikërisht pak çaste më parë i ka ndodhur shembja e radhës.

“Priza.al” është ndër të paktat media që ka pasur kurajën të shkruajë për veprat dhe punët aspak cilësore të realizuara ndër vite në Shqipëri nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila edhe pse ka marrë miliarda lekë nga buxheti i shtetit, i ka lënë rrugët e saj “rrugëve”.

1f620bc9 E931 4b02 B151 0f087910c3f8

Sot më herët “Priza.al” publikoi një shkrim mbi “Rrugën e Arbrit” e cila edhe pse u hap 10 ditë më parë, që ditën e dytë u bllokua dhe problemet në të, prej cilësisë së dobët të punimeve, duket se do ta bëjnë një prej rrugëve më të kushtueshme por edhe më të këqija në vend.

Por pa mbaruar mirë shkrimin për “Rrugën e Arbrit” në postën tonë elektronike të redaksisë, erdhën fotot nga një tjetër shembje dhe dëmtim që i ka ndodhur një prej veprave më të mëdha që “Gjoka” ka marrë përsipër për ta ndërtuar.

Me keqardhje (për paratë e taksapaguesve) mësuam se tuneli i rrugës “Kardhiq-Delvinë” ka pësuar shembje në hyrjen e tij dhe shkaqet punonjësit e kompanisë “Gjoka” janë munduar t’ja ngarkojnë faktorëve natyrorë.

FOTO/ Shembet tuneli ‘Delvinë – Kardhiq’, Rama e prezantoi me pompozitet në korrik

Çfarë ka ndodhur me tunelin e rrugës “Kardhiq-Delvinë”

Të gjitha veprat që ndërton prej vitesh kompania “Gjoka Konstruksion”, edhe pse janë vepra me rëndësi të madhe ekonomike dhe të rëndësisë së veçantë për nga siguria kombëtare, duket sikur janë bërë jo nga inxhinierë dhe projektues por nga punëtorë krahu.

Kjo gjë duket se ka ndodhur pak më herët sot edhe me hyrjen e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, e cila është mbuluar nga masat shkëmbore dhe dherat e rrënë prej skarpateve të maleve.

Arsyet e shembjes së hyrjes së tunelit, zyrtarët e firmës “Gjoka” ja kanë veshur shkaqeve dhe faktorëve të natyrës, a thua se çdo gjë duhet të ishte ndërtuar në “ujdi me Zotin dhe natyrën”.

foto galeri

Por dihet fare mirë se, në ndërtimin e veprave të tilla, për më tepër kur ndërhyn në peisazhin natyror, në gjeologjinë e terrenit, në gërmimin e shpateve etj., kërkohet përllogaritje inxhinierike dhe nuk mund të punohet kuturu.

Por duket se kjo nuk po ndodh prej kohësh me kompaninë “Gjoka”, punimet e të cilës, në shumë vepra që kushtojnë qindra miliona Euro, lënë mjaftë për të dëshiruar në cilësi.

foto galeri

Deri tani nuk dihet se sa kolosal mund të jetë dëmi i shkaktuar, ndërsa njëherësh nuk dihet edhe nëse shembja ka ndodhur vetëm në hyrje apo ka vijuar edhe në brendësi të tunelit.

Pak kohë më parë, Kryeministri Edi Rama, publikoi pamje nga momentet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në 31 korrik, ku tha se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë. por nga fotot e shkrepura nga vendi i ngjarjes, tregohet se si hyrja e tunelit është mbuluar nga dherat.

Sa ka kushtuar rruga dhe tuneli që nuk i del “drita” në fund

Projekti 36.5 km është planifikuar që në vitin 2007 nga ish-qeveria Berisha. Ai do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim. Punimet janë ndarë në 8 segmente me 8 tendera të ndryshëm.

Tre segmentet e para (gjithsej 16.6 km) kanë përfunduar, tre të dytët (gjithsej 14.6 km) janë duke u ndërtuar, ndërsa ndërtimi i segmenteve 7 dhe 8 nuk ka nisur ende.

Kostoja për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë parashikohet të jetë 60 milionë euro, por pa futur këtu anomalitë apo ndryshimet në projekte për arsye të ndryshme.

Vetëm për ndërtimin e tunelit që sot është shembur, kompania “Gjoka” kishte kërkuar fillimisht 15 milionë euro, në një kohë që vet Rrok Gjoka, premtoi para kryeministrit Rama dhe ministres Balluku, se punimet për këtë rrugë do të përfundonin në 50% të afatit zyrtar (ko me zë dhe figurë).

Tuneli i Skërficës ka gjatësi 1.316 km dhe shërben si nyjë lidhëse strategjike e rrugës Delvinë-Kardhiq. Kjo rrugë shërben për zhvillimin e turizmit në Sarandë dhe në Jug të Shqipërisë, si dhe shkurton distancën me Tiranën për 3 orë.

Projekti i kontestuar i rrugës Kardhiq-Delvinë

PPP-ja e dhënë për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë u shty për më shumë se një vit për shkak të ankimimeve nga konkurrentët dhe hetimeve, por në fund dy vite më parë, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që kompania “Gjoka”, e cila dha dhe ofertën më të ulët në tender, të shpallej fituese.

Tenderi për tunelin u hap që në prill të vitit 2019. Në garë u paraqitën 6 oferta:

Gjoka Konstruksion-Cobail-JV Gr Albania 14,6 milionë euro (1,7 miliardë lekë);

Pe-Vla-Ku 15,4 milionë euro (1,8 miliardë lekë);

Fusha-Aydiner Inssat Anonim Sikerti-Gjeokonsult 16 milionë euro (1,9 miliardë lekë);

Gener 2-Seedc Consulting-Infra Konsult 17 milionë euro (2 miliardë lekë);

Alb Building-BeIs-F&S-C.E.C Group-Nord-Comat 18,8 milionë euro (2,295 miliardë lekë);

IRCOP-Sulova-Vega-AE Engineering 18,9 milionë euro (2,299 miliardë lekë).

Më 17 qershor, Autoritetit Rrugor Shqiptar skualifikoi 5 ofertat më të ulëta dhe shpalli fitues bashkimin e kompanive ku bënte pjesë Sulova. Ky grup kishte dhënë ofertën më të lartë – 18.9 milionë euro.

“Gjoka” u ankua në KPP. Më 9 korrik komisioni vendosi në favor të saj, anuloi vendimin e ARRSH dhe i kërkoi të zbatonte vendimin e KPP brenda 10 ditëve.

Por prej 9 korrikut kur KPP vendosi në favor të kompanisë “Gjoka”, ARRSH nuk e zbatoi vendimin e saj edhe kur një muaj më vonë vendimi i KPP-së u zbardh në faqen e saj.

Pastaj në mënyrë të papritur, Ministria e Infrastrukturës, bëri me dije se, kishte vendosur ta anulonte tenderin.

Në atë kohë, Partia Demokratike e akuzoi ARRSH-në se kishte shpallur fituese bashkimin e disa kompanive me kompaninë “Sulova”, pas të cilave fshihej realisht  kompania “Vëllezërit Hysa”, e përfshirë dhe në skandalin e “DH-Albanias” me tenderin e Unazës së Madhe.

Ky bashkim kompanish kishte dhe ofertën më të lartë, 18.9 milionë euro, rreth 98.5% të fondit të vënë në dispozicion nga qeveria.

LAJM I FUNDIT/ Shembet hyrja e tunelit në rrugës ‘Delivinë-Kardhiq’

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *