Konkurrentja e Për’Puthen Ritvana Fetahu, eshte larguar nga ky program dhe ne nje postim në Instagram, ajo lajmeroi:

“Përshëndetje grupi! Unë nuk jam pjesë e programit pasi shendeti im qoftë mendor qoftë fizik eshte më i rendesishem sesa nje program televiziv. Dhe aspak sepse me intereson trekendeshi imagjinar, pasi un e kam thyer atë trekendesh akoma pa u formuar, gjithcka qe bi ndesh me parimet e mia nuk e pranoj si pjese te jetes time”.

Pas largimit të saj, moderatorja e programit Bora Zemani tha se konkurrentja kishte vendosur të largohej, për arsyen se nuk duronte afrimitetin mes shoqes së saj Mikelës, gjithashtu konkurrente, dhe Erjonit, djalin për të cilin ajo kishte shprehur pëlqim.

Ndërkohë, Ritvana i ka përgënjeshtruar këto deklarata nëpërmjet një tjetër reagimi në Instagram, ku ka ripostuar bashkëngjitur me një shkrim, videon në të cilën është fragment i fjalës së moderatores.

‘’Asnjë lidhje s’ka e vërteta me këto budalliqe e fallcitete që fliten’’, ka shkruar Ritvana.

Ritvana i la një koment për Donaldin, Bora bën veprimin e papritur! - News 31

Ritvana e Për'puthen : “Meshkujt shqiptar nuk janë gjë në shtrat”, konkurentja sqaron deklaratën - Kryefjala

/Priza.al/