Duhet thënë që as Bora vet nuk po e përjeton kaq keq sa Semi, të paktën jo publikisht. Semi Jaupaj ka ndërprerë çdo dalje publike si dhe nuk është thuajse fare aktive në rrjetet sociale. Edhe pse ajo e ka pranuar disa herë sa ishte në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”se ka hyrë aty për më shumë “followers” (ndjekës) në rrjetet sociale dhe për të pasur një ndikim në karrierën e saj, sa duket lëndimi nga Donaldi është më i madh.
Semi, e cila ishte mikesha më e ngushtë e Donaldit brenda në shtëpi – është lënduar pafund nga ai, aq sa e ka hequr edhe nga profili i saj në Instagram duke e bërë ‘unfollow’. Semi ishte një nga fanset më të zjarrta të dashurisë së tij dhe mikeshës së saj të ngushtë, Bora Zemanit.
Pasi Donaldi u lidh me Beatrixën, pa i dhënë asnjë shpjegim Borës, Semi dëshiron të marrë veten nga i gjithë zhgënjimi. Ajo u largua live nga spektakli i mbrëmjes së BBV e ndërsa sot ka kërkuar mirëkuptimin e fansave të saj.
‘Ju premtoj që do të këndoj më shumë për ju djema. Vetëm se kam nevojë për pak kohë. Ndërkohë, mund të dëgjoni këtë cover që kam bërë gjatë karantinës. (Kam pasur një periudhë shumë të vështirë emocionale dhe jam akoma duke e marrë veten nga kjo gjë). Ju dua Tinkërbells-at e mi,”- shkruan Semi në story në profilin e saj në Instagram.
/Priza.al/