VIDEO/ Ambasada amerikane mesazh të fortë drejtuar Berishës pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar: Persona të korruptuar po minojnë demokracinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një mesazh të fortë vetëm pak minuta para se në ‘Air Albania’ të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

Duke postuar pamje të Samitit të Demokracisë të mbajtur nga Presidenti amerikan Biden, ambasada thotë se në shumë vende qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike.

‘Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme’, shkruan ambasada teksa shpërndan linkun e pamjeve nga Samiti i Demokracisë që u zhvillua në datat 9 dhe 10 dhjetor.

Ditën e djeshme ambasada amerikane e ka quajtur tubim politik Kuvendin e Sali Berishës, dhe përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e SHBA-ve që të kenë kujdes. Ambasada thotë se në të tilla aktivitete shpesh situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *