Teksa çdo gjë është gati për nisjen e punimeve të Kuvendit të Partisë Demokrarike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, organizatorët kanë njoftuar gazetarët që të lënë ambientet e staiumit, pasi transmetimi do të ndodhë përmes një regjie qëndrore.
Fillimisht gazetarët u lejuan të futeshin në ambientet e stadiumit, por jo në ambientet ku ndodheshin delegatët, por më pas organizatorët ndryshuan mendje dhe vendosën nxjerrjen e kamerave të televizioneve jashtë.
Transmetimi i punimeve të Kuvendit Kombëtar ku do të votohen ndryshimet statuore në PD do të transmetohet përmes një regjie qëndrore nga grupi i punës së ish-kryeministrit Berisha.
/Priza.al/