Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka komentuar gjatë fjalës së tij edhe për ambasadoren e SHBA-së, për të cilën tha se sillet si guvernatore, njësoj siç sillej ambasadori i Bashkimit Sovjetik në tiranë në të shkuarën.
Ai tha se qëllimi dhe synimi kryesor i Partisë Demokratike është integrimi në Bashkimin Evropian dhe ka theksuar se PD mbetet parti e vokacionit perëndimor.
Fjala e Berishës:
“Foltorja ishte institucioni i lirsë në të cilën ju debatuat, morët përgjegjësi dhe kërkuat që PartiaDemokratike të rithemelohet mbi vlerat parimet dhe statutin e saj. Faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e ekonomisë së lirë të tregut, e interesit kombëtar, e dinjetetit njerëzor. Ndaj unë dua të përkulem përpara atyre qytetarëve që mbushën sallat, përpara atyre delegatëve që firmosën mbajtjen e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e
Ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor e ushtruar nga kjo nga zemrat e studentëve shqiptarë
Për ne Shqipëria NË Evropë mbetet objektivi më madhor i programit tonë. Ne këtë filluam këtë rrugë në kushte të vështira, kundër nesh narkoshteti me milionat dhe fallangat e tij, kundër nesh peng kryetari me gjithë mbështetjen e qeverisë, por ne u përballëm gjithashtu me një ndërhyrje brutale të diplomatëve nga një vend mik si ShBA.
Me këtyë rast dua tu them këtyre zyrtarëve se ne jemi një kombi vjetër dhe pa kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lartësia e deri më sot.
Është e trishtuar e dhimshme të shohësh ambasadoren e ShBA-ve të sillet si guvernatore njësoj siç sillet ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë dikur. Miqt e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët nganjëherë e harrojnë këtë. President ii Sh=BA-ve miratoi me dekretin e tij jë ambasdore të vlerave të lirisë së këtij kombi, por çfarë ndodhi në këto vite. Në kulmin e mbulimit me drogë të vendit me opjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit më të madhe përgëzon policinë për luftën kundër drogës. Ligjërata të tëra në mbështetje në mbështetje të qeverisë dhe merret duke sulmuar opozitën dhe deklaratat e saj”, tha Berisha.
/Priza.al/