Lidhja e Donaldit dhe Beatrix hyn në krizë? Zbulohet skema e trekëndëshit të dashurisë, nga marrëveshja për klikime tek tradhëtia

Marrëdhënia e krijuar mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, si dhe situata me moderatoren Bora Zemani, janë bërë kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit.

Kjo, për shkak të afrimitetit të aktorit me Beatrixin dhe “thyerjes së premtimit” me moderatoren Bora Zemani, të cilën e puthi live në BBVIP. Por, gjithçka u harrua. Ai shprehu hapur pëlqimin e tij për këngëtaren, edhe pse kjo e fundit nuk ndihej e sigurt për lidhjen e tyre, një lidhje që u sulmua jo pak nga publiku, ku përfshiu edhe familjarët e çiftit të ri.

Në fillime, dyshimet dhe ankthin e lidhjes e kishte Beatrix, e cila e pyeti Donaldin: Çfarë po mendon, dhe ai u përpiq t’i jepte siguri duke u përgjigjur: “S’dua të mendoj asgjë, s’dua t’i fus vetes stres kot, ndikon te mua dhe tek ty. Unë gjërat i kam shumë të qarta”.

Por me hyrjen e Romeos në shtëpi në spektaklin e fundit, ku u bëri një rreng banorëve pasi u hoq si binjaku i tij dhe përshpëritja që i bëri në vesh, duket se gjërat kanë ndryshuar. Donaldi po demonstron një ftohje të dukshme ndaj Beatrix e kjo gjë po vihet re nga banorët brenda dhe shikuesit jashtë.

Donaldi dhe Beatrix kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, kështu që çdo sjellje apo lëvizje që bëjnë nuk mund të kalojë pa u vënë re. Së fundmi janë përfolur jo pak për një krizë në çift, pasi Donaldi është distancuar shumë nga këngëtarja. Këtë ndryshim në sjelljen e aktorin e ka vënë re edhe vetë Trixa, e cila gjatë një bisede po i thoshte Donaldit se i duket shumë ndryshe.

Aktori nuk e pranoi se ka diçka që nuk shkon me të, por u shpreh se mërzitet dhe stresohet nga izolimi. Biseda vazhdoi pa zbuluar diçka konkrete. Nga ana tjetër, në rrjet po qarkullon një video e Donaldit që refuzon puthjen e Beatrix, e cila pasoi videon ku Donaldi shihej të flinte veç nga Trixa, një tërheqje kjo shumë e dukshme.

Sipas komentuesve, Donaldi duket se ka ndryshuar sjellje me Beatrix pas takimit që pati të martën me vëllanë e tij, Romeon. Kjo gjë u vu re nga ndjekësit, të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video virale ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren, kur ajo i afrohet për ta puthur. Duke u mëshuar dyshimeve të saj, Beatrixa gjatë një bisede në dhomën e gjumit po i kërkonte më tej të shpjegohej për sjelljen e ftohtë duke ia theksuar konstatimin: “Je ndryshe sot”, “Si ndryshe, Për mirë apo për keq?”, ia ktheu ai.

“Nuk e di, nuk di ta përcaktoj”. Më tej ai sqaroi: “Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision. Sa më shumë kaloj, aq më shumë stresohem”.

Sipas komentuesve, duket se afrimiteti i tyre shihet se ka ndryshuar kryekëput që pas hyrjes së Romeos, që lë të kuptohet se ai ka marrë një mesazh të koduar nga vëllai i tij dhe vetëm kjo e shpjegon distancimin e Trixa. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tri ditësh është shprehur se ai i kishte gjërat shumë të qarta në lidhje me Beatrix.

Ndërkohë ajo që pa publiku nga hyrja e Romeos në shtëpi, ishte se ndërsa po përshëndetej me banorët, Romeo i pëshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij. “Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës, e cila u duk se u ndie mjaft mirë nga fjalët e tij. Por ndoshta kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe përshpëritja e Romeos ndaj Donaldit mund të ketë pasur tjetër mesazh për Trixën, nga ajo që dëgjuam publikisht.

ADI POJANA FLET PËR SKEMËN E LOJËS BORADONALD-BEATRIX, IGLI ZARKA PËR NJË TRADHTI TË BORËS QË DONALDI S’DONTE TA BËNTE PUBLIKE

Por ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix, nga pozitat e një personi që e ka provuar vetë atë eksperincë dhe njeh hilet e botës së televizionit, pasi prej vitesh punon në “Top Channel”. Për të, këta të dy së bashku me Bora Zemamin, ia kanë arritur qëllimit.

Adi është i mendimit se mes Donaldit dhe Beatrix-it nuk ka dashuri dhe se të gjithë janë të përfshirë në lojë.

“Donaldi-Beatrix dhe Bora, kjo treshe kam përshtypjen se e kanë arritur qëllimin, atë që duan. Aty nuk ka dashuri për mendimin tim, që ne ta vuajmë. Të gjithë në lojë janë aty. Edhe Bora ka një dozë loje aty”, tha ai. Sipas Adit, tashmë Donaldi nuk është më fitues, pasi e ka marrë çmimin e tij brenda “Big Brother VIP”.

“Donaldi nuk është fitues, jam i sigurt, e mori një çmim. Intensiteti i tyre po ia kalon edhe Kuvendit të ardhshëm. Me këtë turravrapin për të pasur sa më shumë ndjekës”, tha ai.

Ndërkohë, ndjekësit kanë sjellë në vëmendje një video të shpërndarë në “TikTok” nga këngëtarja, para hyrjes së saj në “Big Brother”, që lë jo pak vend për diskutim, sidomos në këtë situatë.

“Unë mund të ta marr burrin nëse dua”, këndonte Beatrix këngën “Take your man” para se të hynte në shtëpi. Nga komentet që kanë lënë ndjekësit e saj, duket qartë dhe mënyra se si është interpretuar kjo video në publik, duke i komentuar me fjalët “Ja, e bëre!”.

Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë. Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund.

Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re. Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij.

Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.

“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë. Po ashtu ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix, e detyruar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj për shkak të afërsisë dhe puthjeve që po shkëmben me aktorin Donald Veshaj.

Ndryshe nga shumica, nëna e Beatrixit ripostoi në “Instagram”, një shkrim që i ishte dedikuar vajzës së saj pas skenës romantike me Donaldin. Ajo, me anë të postimit, i ka kërkuar falje së bijës për të gjitha paragjykimet që po merr nga një popull i vogël, e aq më tepër për fjalën ‘dashuri’. Në shkrimin e saj ajo ka treguar se Trixa është një vajzë e pastër dhe e drejtë, e edukuar nga një nënë luaneshë.

Në fund të shkrimit ajo e ka mbyllur me fjalët e ëmbla, duke i treguar mbështetje: Suksese loqkë, na ke mbrapa ne Kosovën tënde, të duam shumë.

“Trixa, na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend, i drejti zhytet, po nuk mbytet. Trixa, një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshë, që i ka dalë mbanë të gjithave sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixen për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…. Suksese loqkë na ke mbrapa ne dhe Kosovën tënde të duam shumë”, shkruan ajo, duke treguar mes rreshtat se është pro lidhjes së tyre.

Më pas, fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti, gjatë një bisede live me Ardit Çunin dhe Kledi Hysën, foli me keqardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani pas ngjarjeve të fundit: “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, tha ai.

Anaidi përmendi gjithashtu faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë Beatrixën, ka qenë Donaldi ai që e këshillonte Kledin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehej me ironi se ky është një mister, që duhet gërmuar nga shkencëtarë.

Ndërkohë, Atdheu vazhdoi ironinë për Borën, duke u shprehur se tashmë nuk kanë as komunikin, ndërsa nga palestra ka postuar një foto ku pyeste ndjekësit me tallje që ta mbajë apo ta heqë varësen (referuar varëses që Donaldi i dërgoi Borës nga shtëpia).

Më pas, Romeo Veshaj dhe ish-konkurrenti Igli Zarka pohuan se Donaldi u tregua burrë, pasi nuk e tregoi arsyen e ndarjes nga Bora, që sipas komentuesve dhe disa portaleve ishte pikërisht një lidhje që ajo krijoi me Atdheun, ish-konkurrentin e “Përputhen”. Madje, portali “Kryefjala .com” publikoi një video ku shihej Bora në makinë dhe Atdheu duke biseduar me policët rrugorë gjatë një ndalimi rutinë.

/Burimi: Panoramaplus.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *