Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në fier në një dhomë hoteli, që ishte në pronësi të tij. Ngjarja u regjistrua në lagjen “8 shkurti”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit me inicialet H.O..
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/