Sot kosova ashpërsoi masat, duke parë situatën e cila doli jashtë kontrollit. Mediat më herët kishin paralajmëruar për një mbledhje të qeverisë, e cila u finalizua me masa të reja. Në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç rasteve urgjente.
Sipas këtij vendimi, lejohet mbajtja e dasmave dhe festave familjare, por vetëm me 10 persona. Në funeral do të marr pjesë vetëm familja, në të kundërt mund të kthehet në burim infeksioni.
- Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet.
- Përjashtim nga pika 21, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik.
- Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë.
Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga data 7 prill deri më 18 prill.