Rëndohet situata në Novoselë, ministri Peleshi zbret në terren efektivët e FA-ve

Dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar përmbytje.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë. Peleshi tha se po punohet me strukturat e emergjencave civile të qarkut të Vlorës e Fierit.

Postimi i plotë

Efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar pëmbytje. Po punohet me strukturat e emergjencave civile te qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *