Kryedemokrati Lulzim Basha, ka ndarë një mesazh për të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kujtuar se Këshilli Kombëtar mblidhet sot në orën 15:00, për të marrë vendime të rëndësishme.
Në mesazhin e tij për demokratët Basha shkruan se, kjo forcë politike nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush, as nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në lufte të hapur me SHBA-tw, duke nënkuptuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar,
sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush!
As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre.
Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim!”,- shkruan Basha në mesazhin e tij.
/Priza.al/