Doni të bini nga pesha? Ka edhe një kurë me këtë lloj çaji… për tretjen  

Stina e pranverës dhe ngrohja e motit vjen bashkë me dëshirën e shumë personave për të rënë nga pesha dhe për të hequr disa kile të tepërta të marra gjatë dimrit.

Shumë njerëz i kthejnë sytë nga palestrat, vrapi apo ecja në natyrë, ose edhe dietat e forta. Por ka edhe një dobësim që mund të bëhet gradualisht, pa “vuajtje” dhe madje në mënyrë komode… thjesht duke pirë disa filxhanë çaj në ditë.

Një prej çajrave që të bëjnë të mundur heqjen me shpejtësi të disa kileve, është çaji me rozmarinë, historia e të cilit është po aq e lashtë sa vetë bima.

Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore. Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulore dhe problemeve me gjymtyrët.

Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës. Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës.

Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret. Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.

Kur kombinohet me limonin, ky çaj ofron shumë përfitime për organizmin dhe kthehet në një kurë të vërtetë sidomos për tretjen.

Rrisni flokët me çaj rozmarine

Përbërësit

2 limonë; 4 filxhanë ujë; Çerek filxhani me rozmarinë; Mjaltë sipas dëshirës.

Përgatitja

Vendoseni çajnikun në zjarr dhe shtoni rozmarinën.

Lërini të ziejnë për 10-15 minuta nga koha kur uji nis të vlojë dhe më pas shtoni fetat e prera të limonit.

Më pas ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.

NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve

Vlerat e çajit të rozmarinës me limon

Ekspertët shpjegojnë se limoni stimulon tretjen dhe pastron mëlçinë. Këtë punë e bën më së miri në bashkëpunim me rozmarinën e cila ndihmon në pastrimin e organizmit.

Ky çaj rekomandohet kundër një sërë problemesh shëndetësore:

Ai ndihmon dhe përmirëson tretjen,

Pastron organizmin nga toksinat,

I jep trupit energji dhe gjallëri,

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës,

Përmirëson sistemin imunitar dhe e forcon atë,

Pastron dhe forcon mushkëritë,

Largon stresin, qetëson mendjen dhe përmirëson gjumin

Përbën një kurë të mirë për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë e jashtme

Rekomandohet për shëndetin e masës muskulare.

Kujdes

Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur.

Ky çaj mund të mos jetë i mirë për femrat shtatzënë dhe ata që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të konsultohen me një mjek.

/Burimi: AgroWeb.org/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *