Gjatë puntatës së mbrëmshme të “Për’puthen Prime”, pati një përballje të ashpër në studio.
Mikela është ajo që dyshon se mes Ritvanës dhe Erionit ka ndodhur një puthje, ndërsa Ritvana akuzon Mikelën dhe Erionin se mes tyre gjërat kanë avancuar më shumë.
Si pasojë, duket se Erioni është mes dy zjarresh, ndërkohë që një mesazh të rëndësishëm në këtë situatë e ka dhënë edhe moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani.
“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”, iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.
/Priza.al/