Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonjtë tanë.
Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.
Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.
Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.
Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla.
Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.
Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore, të cilat janë të listuara në artikullin më poshtë.
Shkaqet dhe sinjalet për shëndetin.
/Priza.al/