Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, shkruan Syri.net Kosova. nëpërmjet një postimi në Facebook, MSH tha se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.
“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”,- thuhet në njoftim.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 321.
/Priza.al/