VIDEO/ Einxhel tregon më në fund dramën e jetës së saj në debatin e ashpër me Arjolën: Kam një njëri të sëmurë në shtëpi

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arjolës dhe Einxhelit ditën e djeshme. Aktorja e akuzoi Einxhelin se ka transformuar fjalë dhe se gjithashtu është bërë pjesë e akuzave se ajo viktimizohet nga fatkeqësitë e saj. Einxhel e revoltuar reagoi duke i thënë Arjolës se nuk do të përdorë kurrë problemet e saj për “quarravitje” dhe gjithashtu se mirësinë e saj të gjithë banorët e kanë keqpërdorur. Në bisedë e sipër Einxhel tregon se në shtëpinë e saj asaj i duhet të kujdeset edhe për një pjesëtar të sëmurë, ngjarje e cila nuk do zgjedhë kurrë ta bëjë publike

Pjesë nga debati:

Arjola: Bisedat e tua janë me tendencë. Por mos hajde dhe të bësh si e prekur këtu tani kur ti nuk je prekur kur çfarë nuk të kanë thënë përballë

Einxhel: Fakti që nuk quarravitemi nuk do të thotë që nuk kemi halle

Arjola: Mua ashtu më jeni dukur, fakti që ngriheni dhe vetëm lyheni dmth që e keni në terezi.

Einxhel: Ti nuk meriton ta marrësh vesh kurrë se çfarë problemesh kam unë. Nuk do ta dish kurrë

Arjola: Ashtu më je dukur

Einxhel: Normal që ashtu kam reaguar sepse kam një person të sëmurë në shtëpi

Arjola: Epo unë nuk kam nga ta di

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *