Arnaaz Sandhu, 21-vjeçarja nga India u kurorëzua si Miss Universe 2021 të dielën, duke shënuar fundin e këtij konkursi historik, të organizuar këtë vit në Izraelin jugor. Në një fjalim në skenë gjatë konkursit, Sandhu u kërkoi të rinjve “të dinë se janë unikë dhe kjo është ajo që i bën të bukur, dhe mos e krahasoni veten me të tjerët.
‘Kam besuar në veten time dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot’, shtoi ajo, nën duartrokitje të forta nga publiku.
Konkursi u mbajt në qytetin turistik të Eilat, me 80 vajza nga e gjithë bota që konkurruan për kurorën. Mbrëmja e së dielës ishte dita e fundit e garës, ku eliminimet ngushtuan numrin e finalistëve deri sa mbetën dy të fundit. Nadia Ferreira e Paraguait dhe Lalela Mswane e Afrikës së Jugut ishin ‘nënkampionet’ e para dhe të dyta.