Ditën e djeshme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar i cili miratoi unanimisht rezolutën e propozuar dy ditë më parë nga Kryesia e PD kundër lëvizjes dhe veprimeve anti-statutore dhe përçarëse të ndërmarra nga Sali Berisha.
Këshilli Kombëtar konfirmoi unanimisht se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në sferat e larta është një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe integrimin e vendit në BE.
Me votim të fshehtë dhe pasi konstatoi thyerje flagrante statutore dhe ligjore, Këshilli votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, burime nga Selia blu bëjnë të ditur se kryedemokrati Basha mblodhi edhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtut pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.
Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të fundkionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndrrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.
/Priza.al/