Mbajti të robëruar dhe çoi në shkatërrim një prej shteteve më të fuqishme të Lindjes së Mesme, siç ishte Iraku, vetëm për tekat e tij dhe të familjarëve, por një fund jo më i mirë se sa i vendit, e priti edhe atë.
Ish-diktatori irakian, Saddam Hussein, bërtiste dhe iu lut ushtarëve amerikanë që të mos e vrisnin, pasi ai u kap pas përfundimit dramatik të një gjuetie 8-mujore.
Hussein shërbeu si presidenti i pestë i Irakut për 24 vjet, nga viti 1979 deri sa u rrëzua nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003.
Kur kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, ra në duart e forcave amerikane në prill 2003, diktatori nuk gjendej askund, duke shkaktuar një nga ndjekjet më intensive në histori, përpara se të kapej përfundimisht rreth 8 muaj më vonë.
Huseini ishte njeriu më i kërkuar në botë për atë periudhë 8-mujore, përpara se më në fund, në dhjetor 2003, amerikanët morën një informacion se tirani ishte diku afër vendlindjes së tij, Tikrit, 85 milje larg Bagdadit.
Informacioni i çoi në një fermë dhe aty më 13 dhjetor, operacioni “Agimi i Kuq” mori fund, pasi një ushtar ngriti një batanije për të zbuluar një vrimë të vogël në tokë.
Bunkeri i thellë gati 20 metra ishte mjaftueshëm i madh që një person të shtrihej dhe ishte instaluar një tub që lejonte ajrin brenda.
Aty fshihej diktatori, me një ushtar amerikan që shpalli lajmërimin: “Zonja dhe zotërinj, ne e gjetëm atë”.
Ndërsa diktatori u zvarrit nga vendi i tij i fshehur që në pamje dukej i panjohur, ai u bërtiti ushtarëve që e gjetën: “Mos qëlloni, mos qëlloni, unë jam Sadam Huseini. Unë jam presidenti i Irakut dhe jam i gatshëm të negocioj”.
/Priza.al/