I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Adriatik Llalla! Ja vendi ku ishte fshehur

Ish-kryeprokurori Adriatik Lalla është arrestuar sot në Romë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, për të cilin është firmosur një urdhër arresti më 22 shtator, u largua nga Shqipëria më 9 shtator, ditën kur Apeli i dha formë të prerë vendimit të dënimit të tij me 2 vite burg.

Të dhënat e sistemit TIMS treguan se ai ishte larguar Rinasi në drejtim të Italisë, por deri më sot nuk dihej destinacioni i tij. Më 8 tetor, Policia i kërkoi SPAK-ut të niste procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Më 8 tetor, Policia i kërkoi SPAK-ut të niste procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

I pyetur nga mediat mbi vendndodhjen e Adriatik Llallës, avokati i Sokol Hazizaj ishte shprehur se nuk kishte informacione, ndërsa po ashtu kishte bërë me dije se klienti i tij “vuan nga një sëmundje e parekuperueshme”.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive” i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

Kush është Adriatik Llalla?
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës  u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi  më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën do të vuaj dy vite burg.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *