Një shqiptar është bërë protagonist i një ngjarje të shëmtuar në Rimini të Italisë pasi ka kërcënuar gruan.
Ai u arrestua pasi tmerroi të shoqen duke i thënë se do ta vriste dhe hidhte nga ballkoni. 40-vjeçari me origjinë shqiptare është vënë në pranga pasi akuzohet për keqtrajtim familjar.
Urdhri i paraburgimit në burg është dhënë nga Gip i Gjykatës së Riminit, Vinicio Cantarini, me kërkesë të zv/prokurorit Davide Ercolani që koordinoi hetimet e karabinierëve të Rimini.
“Do të të hedh nga ballkoni dhe do të të bëj copa me sharrë”, mësohet ti ketë thënë shqiptari gruas së tij. Mësohet se shqiptari ushtronte dhunë ndaj të shoqes dhe pas ndarjes së tyre.
/Burimi: Corriereromagna.it/ Priza.al/