Duket se qartë se ai nuk kishte asnjë informacion nga bashkëpunëtorët e tij, e madje u ndje mjaft i befasuar kur ka mësuar se ish-kryeministri Sali Berisha me të tijët, kishin hyrë në ambientet e selisë.
Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri, Sali Berisha dhe mbështetësit mësynë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.
Në mbledhjen e kryedemokratit, mes të tjerëve, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana.
Nuk dihet se cili është ende fokusi i takimit të tyre, por kamerat e televizioneve e kanë pasqyruar Live këtë përballje.
Të dyja palët ndodhen seli dhe pritet të mësohen detaje të tjera në minutat në vijim.
/Priza.al/