“Opozita nuk është as vulë as bravë”/ Berisha dhe mbështetësit hyjnë në selinë e PD, çfarë bën Basha?

Sali Berisha është futur sot në selinë e Partisë Demokratike bashkë me mbështetësit e tij. Ai tha se futet në seli për shkak të një mbledhje dhe se nuk ka punë në zyrën e Bashës

“Basha do jetë anëtar i grupit parlamentar, defakto është i shkarkuar, por më 18 do shprehen për deputetin Basha.

Në zyrën e Bashës nuk futem, nuk kemi punë, sot vijmë për një mbledhje dhe deputeti Basha gjer me datë 18 duhet të mendojë të reflektojë për  vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij kombi ku vullneti i anëtarëve triumfoi në mënyrën më magjike, por shqiptarët panë spektaklin e lirisë.

Unë sot në selinë e PD futem si një nga anëtarët e këtij komisioni, janë të gjithë të barabartë. Vendimet do jua komunikojnë pas mbledhjes. Shqiptarët panë aksionin e lirisë. Futem si një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD. Janë që të gjithë të barabartë. Vendimet do t’jua komunikojmë pas mbledhjes. Do të zhvillojmë një mbledhje me komisionin kolegjial. Basha ka afat deri më 18 dhjetor për të reflektuar. Basha është i shkarkuar, më 18 vendos anëatarësia për të. Mos kaloni nga zyra e Bashës.” tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *