Ktheu në Kuvend buxhetin 2022/ Presidenti Meta: Dëmton fermerët dhe godet prodhimin vendas. Qeveria ka ulur…  

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një prej arsyeve që nuk ka dekretuar buxhetin 2022, të cilin e ktheu në Kuvend pak ditë më parë.

Meta thotë se ky buxhet dëmton fermerët dhe godet prodhimin vendas. Sipas tij, qeveria ka ulur fondet për bujqësinë dhe nuk plotëson kërkesat e fermerëve që protestojnë.

’Buxheti 2022 dëmton fermerët shqiptarë dhe godet prodhimin vendas.

Nuk e dekretova me miratim sepse Qeveria ka ulur fondet për bujqësinë, nga 0.73% në 0.68% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe NUK KA PLOTËSUAR kërkesat e fermerëve, që po protestojnë.

Mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetik për ekonominë e vendit dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm. ???”,- deklaron Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *