DETAJE/ U arrestua në Romë, ku u kap Adriatik Llalla dhe ku ndodhet aktualisht

Është arrestuar në kryeqytetin italian, Romë, Adriatik Llalla, i cili ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh.

Burime për Top News bëjnë me dije se Llalla u arrestua në hotelin ku rrinte. Procedura e ekstradimit për Llallën, kërkon nga 2 deri në 3 javë kohë.

“Momentalisht ai po mbahet nën mbikëqyrje, ndodhet ose në kuesturë ose në Interpol,” bëjne me dije të njëjtat burime.

GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

Bëhet e ditur se Llalla është arrestuar me datë 10 të këtij muaji.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi më (20.05) ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.

Kjo gjykatë e gjykoi atë fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe vendosi sekuestrimin e një pjese të pasurisë së tij që deri tani ishte nën sekuestro preventive.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Llalla ka fshehur pasurinë dhe ka dhënë informacione të rreme në deklaratat e përvitshme, që zyrtarët e lartë janë të detyruar të bëjnë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, lidhur me pasuritë e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *