Pas gabimit të bërë në shortin e orës 12:00, UEFA rihodhi shortin e Champions League për fazën e 1/16 finale. Goglat dhuruan përballje të tjera, ku sërish nuk munguan duelet e forta. Spikasin sfidat Paris SG-Real Madrid, Atletico Madrid-Manchester United dhe Inter-Liverpool.
Çiftet
SALZBURG – BAYERN MUNCHEN
SPORTING LISBON – MANCHESTER CITY
BENFICA – AJAX
CHELSEA – LILLE
ATLETICO MADRID – MANCHESTER UNITED
VILLARREAL – JUVENTUS
INTER – LIVERPOOL
PSG – REAL MADRID
Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16-22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9-15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00. Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.
Nuk do të vlejë më avantazhi i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Shembull: Nëse një ekip humbet 3-1 në transfertë dhe fiton 2-0 në shtëpi, shkohet në shtesë dhe më pas penallti. Finalja do të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.
/Priza.al/