“Serbia si djathi zviceran?”/ Skandal! Vulin i dorëzoi Moskës regjistrimet sekrete të opozitarëve rusë

Aktivisti për të drejtat e njeriut Milan Antonijeviq ka reaguar pas zbulimit të skandalit të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ku ky i fundit i dorëzoi Moskës regjistrimet sekrete të opozitarëve rusë, pas së cilës ata u arrestuan.

Antonijeviq me anë të në shkrimi në Twitter, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

“A ka Serbia shërbim sigurie apo është e gjitha si djathi zviceran tani? Vulin i dorëzoi Moskës regjistrimet sekrete të opozitarëve rusë, pas së cilës ata u arrestuan. Nëse kjo është e vërtetë, dorëheqja e Vulin menjëherë!”, ka shkruar ai.

Ky skandal i Vulin ka nxitur reagime të mëdha edhe nga aktivistë tjerë të drejtave të njeriut dhe opozitarë serb.

Për më tepër disa ditë pas zbulimit të këtij skandali në media, Vulin u mundua që të zhvendoste vëmendjen e opinionit publik nga ky skandal me deklarata kundër Masakrës së Reçakut, gjë për të cilën ai pranoi kritika nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe aktivistë të shumtë në Serbi.

Ditë më parë, Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar atij video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *