Me ironi që shkaktuar të qeshura, iu përgjigj kryedemokrati Lulzim Basha pretendimeve të ish kryeministri Sali Berisha, se persona me armë u shfaqën në PD gjatë rikthimit të tij në seli.
“Po, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosura me kallshnikovë, ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në prani të një mortaje të kalibrit të rëndë. Flutura Açka pistoletë me silenciator.’ u shpreh Basha.
Në një prononcim për mediat, teksa largohej nga selia e PD, ish kryeministri Sali Berisha pretendoi se persona me armë i bënë presion mbështetësve të tij.
“Një finale e turpshme deri në kriminale, ka mbushur selinë me banda të armatosura. banditë me armë kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD në zyrat e tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal, që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij ka marrë peng PD. Ata që na kthenin armët ne ishin kriminel të sigurimit të shtetit, ata që na kthenin armë në ishin banditë të ish-diktaturës, por që ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, përbën një krim të shëmtuar të gjithëanshëm.” u shpreh Berisha.
/Priza.al/