Njerzit e mi janë ndjerë të ofenduar… Fifi tregon se me çfarë u përball pasi doli nga ‘BBV’

Pak kohë pasi hoqi dorë përfundimisht nga aventura e saj në Big Brother, Fifi ka rrëfyer se familjarët e saj janë përballur me komente fyese dhe madje kërcënuese. Këtë e ka zbuluar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur për atë që ka përjetuar kur ka dalë jashtë.

Këngëtarja, e cila doli nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj emocionale, thotë se nuk e kishte menduar që njerëzit do të arrinin deri në një pikë të tillë.

“Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt

Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë.”, është shprehur Fifi.

“Njerëzit e mi janë fyer dhe torturuar”/ Fifi rrëfen

Fifi: I tried bullying until I was 20 years old. They brought me to the tip  of my nose
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *