“Ka kërcënuar deputetët e PD”/ Agron Kuliçaj i përgjigjet Bashës: Hedh poshtë me neveri shpifjet e tij

Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj ka reaguar pas deklaratave liderit demokrat, Lulzim Basha, i cili tha se ai ka kërcënuar deputetët e PD. Në një reagim për mediat, Kuliçaj hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe akuzat e Bashës, duke theksuar se ai ka humbur besimin e demokratëve.

Kuliçaj fton të gjithë deputetët që të bëjnë publike komunikimet, ndërsa thotë se Basha nuk shpëton dot politikisht duke përmendur emrin e tij.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht”, thuhet në reagimin e Kuliçajt.

Kujtojmë që Lulzim Basha u shpreh se demokratët janë kërcënuar për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur prej tyre, duke përmendur emrin e Agron Kuliçajt, si një prej përgjegjësve.

“Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar. Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ish-badigardët e tij.Që për fat të keq I kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana i tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh. Ku e gjejnë guximin këto, Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar”, tha Basha ne nje konference per gazetaret.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *