“Mu shfaq kur mora vesh që nëna ime kishte kancer”/ Rita Ora flet për herë të parë për problemet me shëndetin mendor

Kohët e fundit shumë personazhe kanë folur hapur dhe publikisht për problemin e shëndetit mendor që janë konsideruar si sëmundja e shekullit.

Së fundmi edhe Rita Ora ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sulmet e panikut the ankthi që nga mosha 17-vjeçare. Rita ka treguar se ky problem i kishte nisur kur në moshën 15-vjeçare e kishte marrë lajmin se nëna e saj kishte kancer në gji.

Rita Ora: “I feel inspired working with UNICEF" | UNICEF Europe and Central Asia

Rita Ora Accused of Blackfishing After Fans Realize She's Albanian

“Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze për ne, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë. Dhe unë mendoj se si fëmijë, ju gjithmonë ndiheni sikur prindërit tuaj janë si superheronj, e dini? Ata nuk thyhen kurrë. Dhe kur ata thyhen, ju jeni si: “Pse po thyhesh?”, ka shpjeguar këngëtarja 30-vjeçare.

Fillimisht u mendua se Rita kishte probleme me frymëmarrjen ndërsa u zbulua se vuan nga ankthi dhe sulmet e panikut për të cilat vazhdon kurimin që nga ajo ditë.

Rita Ora still 'embarrassed' over lockdown-breaking party

“Shkova te mjekët dhe thashë: Unë mendoj se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi. Unë ende shkoj në terapi. Unë sot pata prapë një telefonatë me terapistin në mesditë. Ne folëm për një orë. Nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”, është shprehur Rita.

Rita Ora: 'Freezing my eggs was the best thing I ever did' | The Independent

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *