Skandal në Universitetin “Epoka”/ Pedagogu përçmon studenten: Mallkuar qoftë vrima që të ka pjellë!

Një pedagog i Universitetit Epoka ka bërë një komunikim skandaloz me studentët e tij. Kanë qenë këta të fundit që kanë kërkuar diçka për lëndën e bazës së Matematikës, por janë ndeshur me një përgjigje që nuk është parë në asnjë fakultet në botë. Pedagogut, Ermal Feleqi, nuk i ka pëlqyer aspak mënyra e kërkesës që është bërë nga një studente në lidhje me një çështje të caktuar dhe pas kësaj nuk ka lënë gjë pa thënë.

Contents
Pershendetje! Me sa jemi ne ne djeni per kete semester kemi basic mathematics dhe ca nuk me duket e arsyeshme per basic mathematics nuk korrespondojnë ushtrimet qe na jep ti. Dy faqe nje ushtrim vetem basic math nuk eshte. Ne klase nuk eshte se kemi ezauruar ndonje informacion shume te permbledhur pervec se ushtrimeve qe i ben me segmentet vlore tirane prandaj. Duke qene se ne vetem kete semestër kemi math dhe BASIC MATH do te thotë qe nuk eshte shumeee e rëndësishme per degen tone prandaj do te ishte mire qe tna i dergoni tipet e ushtrimeve fiks sic do jen ne provim perndryshe ne kemi koh mjaftueshem te ankohemi dhe ta cojme zerin me lart se ka.Orlinda ***, nuk ta kanë mësuar në vrimën imorale nga ke dalë se të panjohurve ose atyre me të cilët nuk ke afrimitet, aq më tepër më të rriturve ose më të moshuarve, aq më tëpër mësuesit tënd, profesorit tënd, duhet t’i drejtohesh me “ju” e jo me “ti”? Sa për gjuhën urdhëruese e tonin përçmues ruaje për njerëzit e vrimës imorale nga ke dalë e për dashnorët e tu. Shoqëria shqiptare kutërbon imoralitet, fodullëk, ndyrësi, shtazëri, kurvëri, krizë identiteti, molepsje, kurrupsion material e shpirtëror “e chi ne più ne metta”. Por prapë, këtë nivel arrgonace s’mbaj mend ta kem ndeshur kund ndonjëherë në jetën time. Vura menjëherë në dijeni dr. Arban Ukën për këtë mesazh imoral, e po gjeta kohë për të humbur, do të shikoj mundësinë e ankimimeve edhe më zyrtare. Mallkuar qoftë imoraliteti që të ka pjellë.

Studentët dhe pedagogu kanë komunikuar në Google Clasrrom, platformë e cila ka dalë më së shumti në periudhën e pandemisë.

Një prej studenteve shkruan:

Pershendetje! Me sa jemi ne ne djeni per kete semester kemi basic mathematics dhe ca nuk me duket e arsyeshme per basic mathematics nuk korrespondojnë ushtrimet qe na jep ti. Dy faqe nje ushtrim vetem basic math nuk eshte. Ne klase nuk eshte se kemi ezauruar ndonje informacion shume te permbledhur pervec se ushtrimeve qe i ben me segmentet vlore tirane prandaj. Duke qene se ne vetem kete semestër kemi math dhe BASIC MATH do te thotë qe nuk eshte shumeee e rëndësishme per degen tone prandaj do te ishte mire qe tna i dergoni tipet e ushtrimeve fiks sic do jen ne provim perndryshe ne kemi koh mjaftueshem te ankohemi dhe ta cojme zerin me lart se ka.

Shumë studentë kanë rënë dakord me këtë ‘koment’ të studentes, por nuk ëhstë pritur aspak mirë nga pedagogu Ermal Feleqi. (SQARIM: JOQ ALBANIA nuk gjykon se kush ka te drejtë për çështjen e kërkesës)

Pedagogu Feleqi, ka ndezur motorët e kundërpërgjigjes duke ofenduar studenten nga familja dhe nga ana personale.

Ai shkruan:

Orlinda ***, nuk ta kanë mësuar në vrimën imorale nga ke dalë se të panjohurve ose atyre me të cilët nuk ke afrimitet, aq më tepër më të rriturve ose më të moshuarve, aq më tëpër mësuesit tënd, profesorit tënd, duhet t’i drejtohesh me “ju” e jo me “ti”? Sa për gjuhën urdhëruese e tonin përçmues ruaje për njerëzit e vrimës imorale nga ke dalë e për dashnorët e tu. Shoqëria shqiptare kutërbon imoralitet, fodullëk, ndyrësi, shtazëri, kurvëri, krizë identiteti, molepsje, kurrupsion material e shpirtëror “e chi ne più ne metta”. Por prapë, këtë nivel arrgonace s’mbaj mend ta kem ndeshur kund ndonjëherë në jetën time. Vura menjëherë në dijeni dr. Arban Ukën për këtë mesazh imoral, e po gjeta kohë për të humbur, do të shikoj mundësinë e ankimimeve edhe më zyrtare. Mallkuar qoftë imoraliteti që të ka pjellë.

 

Lidhur me këtë situatë, JOQ ALBANIA kërkoi një reagim zyrtar nga Universiteti EPOKA, që ditën e djeshme, por ende nuk ka ardhur asnjë sqarim. Denoncimi në redaksinë e JOQ është bërë nga shumë studentë, të cilët janë shokuar nga përgjigjia e pedagogut.

Reagon Universiteti Epoka

E/I nderuar Zonjë/Zotëri,

Në vijim të e-mailit tuaj datë 12.12.2021, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se institucioni është vënë në dijeni të situatës në fjalë nga një grup studentësh me datë 12.12.2021. Duke qenë se komunikimi i pretenduar është kryer në rrugë elektronike dhe dita e djeshme ishte ditë pushimi javor, aktualisht po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e Rektoratit nëse ka pasur ndërhyrje të paautorizuara në adresat e-mail të institucionit. Pas kryerjes së verifikimeve në fjalë, autoritetet drejtuese do të vendosin nëse do të ndërmerret procedim disiplinor në përputhje me Statutin, Kodin e Etikës dhe rregulloret përkatëse të institucionit.

Gjithë të mirat,

Rektorati

Universiteti “EPOKA”

/Burimi: JOQ/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *