Varianti Omicron frikëson Italinë! Kryeministri Draghi merr vendimin ekstrem

Rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që qeveria italiane të marrë vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të marsit.

Mediat italiane shkruajnë se kryeministri italian Mario Draghi, ka dhënë njoftimin ndërsa pritet që vendimi të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Kjo zgjatje vjen si rrjedhojë e shqetësimit për përhapjen e shpejtë të variantit Omicron. Vetëm ditën e sotme në vend janë identifikuar 12, 712 raste të reja me Covid, ndërsa humbën jetën 98 qytetarë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë në Itali janë raportuar 5, 238, 221 me Covid , ndërsa 134, 292 persona kanë humbur jetë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *